Autori: Patrick Bet-David (Patrik Bet-David) dhe Greg Dinkin (Greg Dinkin)
Titulli në gjuhën burimore: Choose Your Enemies Wisely: Business Planning for the audiacious few
Titulli në gjuhën shqipe: Zgjidhi armiqtë me maturi: Planifikimi i biznesit për guximtarët e rrallë
Numri i faqeve: 340
Shtëpia botuese: KOLIQI
ISBN: 9789951814775, 978-9951-814-77-5
Data e botimit: Tetor 2024
Disa faqe: https://drive.google.com/file/d/1uhTII2iFU78AhSJfoTdp8jtCvVUiNDOH/view
Fjala e përkthyesit: https://www.youtube.com/watch?v=NI4U6rP-CL4
Kritika dhe vlerësime: https://businessmag.al/zgjidhi-armiqte-me-maturi-kritike-perkthimi/
__________
Përshkrim i shkurtër
Në këtë libër ofrohet një gërshetim çudibërës midis emocioneve dhe logjikës. Emocionet janë karburanti, ndërsa logjika është motori. Njëra nuk bën dot pa tjetrën. Dhe kjo, sipas autorit, është arsyeja pse planet e biznesit sot nuk funksionojnë: kanë vetëm njërin element, jo të dy.
Por ku gjendet karburanti?
Tek armiqtë, jo te konkurrentët. Këta janë tjetër gjë. Armiku nuk ka pse të jetë njeri: mund të jetë edhe ideologji, dukuri, ves etj. "Armiku të çon andej nga nuk të çon miku."
Duke përdorur armiqtë si karburant dhe duke pasur një plan biznesi, lexuesi do të arrijë të mendojë më gjatë, të qartësojë vizionin dhe të arrijë gjëra më të mëdha falë ambicies.
Autori përmend fjalët "plan biznesi" që në titull, por libri duhet lexuar nga të gjithë, duke filluar nga prindërit dhe profesionistët e lirë e deri te klerikët fetarë, shkencëtarët dhe politikanët.
Libri është shkruar në gjuhë dinamike, është tërheqës, i rrjedhshëm, përfshirës dhe me shumë ide të zbatueshme.
Është pak i ashpër, sepse të nxit të hidhesh në veprim. Vetë autori është tepër ambicioz: nisi nga hiçi dhe arriti të bëhet një ndër pishtarët e lirisë së shprehjes në Amerikë.
Nuk është për këdo ky libër, por për guximtarët ose kokëkrisurit e rrallë, ata që duan të arrijnë gjëra të mëdha në jetë, të bëjnë namin dhe jo thjesht të ekzistojnë.
Njerëzit e suksesshëm kuptohen nga shpejtësia me të cilën i zbatojnë këshillat.
Të tjerët thjesht i dëgjojnë dhe ikin. Ose thjesht lexojnë këtë përshkrim dhe as që e shfletojnë.
Ti cili je nga këta?

Aspekti i përkthimit
Stili i përkthimit është i njëjtë. E kam studiuar autorin
për shumë vjet, prandaj arrita ta rikrijoj zërin e tij në gjuhën shqipe.
Shpesh përkthyesit i bëjnë veprat të rrjedhin njëlloj
pavarësisht stilit të veçantë të secilit autor. Këtu do të vini re që gjuha
është më dinamike sesa, p.sh., te libri "Ligjet e natyrës njerëzore"
ose "Supertruri". Këtë e arrita duke e studiuar gjuhën dhe stilin e
autorit.
Ajo që kam bërë këtu është që kam shqipëruar edhe emrat e
ekipeve të sportit. Kam vënë shënime shpjeguese dhe një shtojcë në fund me
termat e rinj dhe me shqiptimet e emrave të kompanive. Emrat e njerëzve janë
shqipëruar, ashtu siç e kërkojnë rregullat e gjuhës sonë të veçantë që po
përçudnohet dita-ditës.
Ky libër do t'u bëjë dobi të gjithë atyre që duan të arrijnë
lartësi të reja në jetën personale dhe në atë profesioniale. Gjuha e thjeshtë,
e qartë dhe përkthmi tepër dinjitoz (shih komentet për një kritikë përkthimi)
do t'jua bëjnë leximin të këndshëm. Do të përqendroheni tek autori.
Falë shënimeve të përkthyesit, libri mund të kuptohet edhe
nga njerëz që nuk e njohin terminologjinë e librave të këtij zharni, të cilin, deri
më sot, vetëm unë kam arritur ta kuptoj si duhet (falë formimit tim akademik,
dijeve enciklopedike, njohjes së thellë të gjuhëve dhe etikës së fortë
profesionale për t'i dhuruar lexuesit sa më shumë vlerë për kohën dhe paratë që
harxhon ai për këtë libër).
Falënderoj familjen që më mundësoi të kaloja më shumë kohë
me këët libër sesa me të. Punova fort që të mos lë në baltë as autorin, por as
botuesin dhe as ju që i besoni emrit tim.

No comments:
Post a Comment