Autori: Robert Greene (Robert Grin)
Titulli në gjuhën burimore: Mastery
Titulli në gjuhën shqipe: Mjeshtëria
Numri i faqeve: 334
Shtëpia botuese: PEMA
ISBN: 978-9951-986-10-6, 9789951986106
Data e botimit: Nëntor 2024
Disa faqe: https://drive.google.com/file/d/14Ad1LEhwEbp7teDwO8650nhPdOiTWl2w/view
Fjala e përkthyesit: https://www.youtube.com/watch?v=Wsjeaa_cz-4
Kritika dhe vlerësime: nuk ka
__________
Përshkrim i shkurtër
Kur mendojmë për Darvinin, Ajnshtajnin, Da Vinçin, Prustin etj., na shkon mendja të gjenia.
Dhe këtë e shohim si dhunti të lindur, diçka të paarritshme, mistike.
Autori, që është ekspert botëror i natyrës njerëzore, e shkul nga rrënjët këtë mit, këtë keqkuptim dhe sjell, nëpërmjet hulumtimeve të thella (ka lexuar mbi 300 libra dhe mijëra artikuj vetëm për të shkruar këtë libër), disa metoda dhe shtigje që do të ndihmojnë shumë e shumë njerëz që të arrijnë mjeshtërinë, formën më të lartë të pushtetit që mund të arrijë njeriu si qenie.
Mjeshtëria sot ka rëndësi të jashtëzakonshme. Mjeshtërit sot respektohen. Sillni ndërmend doktorin që i ka duart flori, ose këpucarin që i preku me dorë këpucët dhe ato nuk prishën për një kohë të gjatë, ose bletarin që nuk e pickon bleta dhe duket sikur flet gjuhën e tyre etj.
Mjeshtëria përbën majën e pushtetit, sepse të mundëson të jesh i rrallë në treg, por edhe i zhvilluar si qenie.
Këto aftësi mund t'i mësojnë të gjithë, por duhet të ndjekin disa shtigje. Autori i jep këto shtigje duke i ilustruar me shembuj konkretë nga jeta e shumë mjeshtërve, bashkëkohorë dhe të vjetër.
Është libri i përsosur për këdo që synon të bëhet mjeshtër në çfarëdo lloj fushe: art, shkencë, sport, letërsi, pikturë, kërcim etj.
Më konkretisht, Grini paraqet biografitë e njerëzve të ndryshëm nga Ajnshtajni e deri te Darvini dhe Leonardo Da Vinçi, për të na mësuar se cilat shtigje kanë ndjekur mjeshtrit më të mëdhenj të historisë, me qëllim që edhe ne ose të ecin në shtigjet e tyre, ose të frymëzohemi prej tyre për të krijuar tonat.
Këtë stil, Grini e ka ndjekur edhe në librat "48 ligjet e pushtetit", "Arti i joshjes", "33 strategjitë e luftës" dhe "Ligjet e natyrës njerëzore" (libri i fundit i përkthyer nga unë).
Disa nga çështjet që sqaron autori: Si të bëhem mjeshtër në fushën time?
Emrat e njerëzve, edhe pse dalin të pashqipëruar në kapakun e pasmë, janë të shqipëruar në brendësi, ndërsa variantet e tyre në gjuhën burimore jepen në shtojcën në fund të librit (për ata që duan të lexojnë më shumë). Emrat në kapakun e librit nuk i kam vënë unë ashtu (sa për dijeni).
- A është gjenia e lindur apo e mësuar?
- A mund të bëhem edhe unë Leonardo da Vinç i fushës sime? (po, por ka disa hapa dhe strategji)
- Si të gjej profesionin e jetës?
- Çfarë strategjish të përdor për të gjetur një mentor?
- Çfarë rëndësie ka mentori dhe sa do të më ndihmojë?
- Si të krijoj raporte të mira me mentorin, por edhe të mos bëhem vegël e tij?
- Rëndësia e inteligjencës sociale
- Këtu autori shqyrton rastet e Albert Ajnshtajnit, Moxartit, Shampolionit (përkthyesit të Gurit të Rosetës), Joki Macuokës (shpikëses së dorës robotike), Marie Kyrisë etj.
__________
Aspekti i përkthimit
E përktheva këtë vepër për të shprehur mirënjohjen time ndaj njerëzve prej të cilëve kam mësuar, por edhe ndaj atyre të cilëve u kam mësuar diçka. Edhe këtë libër, si librat e tjerë, e kam përkthyer me shumë kujdes dhe dashuri, sepse ju meritoni më të mirën.
Që të mos përsëris veten në lidhje me tiparet e përkthimeve të mia, hap portofolin.
Shpresoj që puna që kam bërë këtu do t'ju ndihmojë të përqendroheni te kuptimi i fjalive dhe jo te deshifrimi i fjalive të pakuptimta që përkthyesit (madje edhe të vjetrit dhe me grada doktorature) kanë qejf të shkruajnë në shumë raste.
Përkushtimi dhe stili im janë të njëjtë si te "Ligjet e natyrës njerëzore". Shpresoj që me këtë libër, për sa i takon përkthimit, të frymëzoj brezin e ri të përkthyesve me qëllim që ata të bëhen mjeshtër edhe më të mëdhenj sesa unë.
Mos harroni të shkarkoni një pjesë të librit duke klikuar këtu.

No comments:
Post a Comment