12.11.2024

Për çfarë shërben "Manuali i Jonisit për përkthimin"?

Ky bllog i kushtohet përkthimit, problemeve të përkthimit dhe çështjeve të ndërlidhura me të.


Shpresoj që puna që po bëj këtu:

  • të frymëzojë brezin e ri të përkthyesve;
  • t'i bëjë njerëzit më të vetëdijshëm për rëndësinë e gjuhës, përkthimit dhe të rolit të përkthyesit;
  • t'i edukojë njerëzit në përgjithësi për t'i zgjedhur librat e përkthyer jo nga emri i autorit, por nga ai i përkthyesit;
  • të tregoj duke qenë vetë shembull se çfarë do të thotë të arrish nivelin e mjeshtërisë;
  • të frymëzojë çdo profesionist (ose usta) tjetër që ta shpërndajë dijen që ka: kam mësuar më shumë duke shpërndarë dijen, sesa duke i mbajtur për vete nga frika se mos më pakësohen.

Mos e harroni këtë:

Njerëzit e zakonshëm konkurrojnë me të tjerët.

Të zgjuarit bashkëpunojnë me konkurrentët.

Legjendat i mësojnë ata.



No comments:

Post a Comment

Postime të spikatura