Autori: Michael E. Gerber (Majkëll E. Gërbër)
Titulli në gjuhën burimore: The E-Myth Revisited: Why Most Small Businesses Don't Work and What to Do About It
Titulli në gjuhën shqipe: Miti i sipërmarrjes: Pse falimentojnë kaq shumë ndërmarrje të vogla dhe çfarë të bëjnë për t'ia dalë mbanë
Numri i faqeve: 298
Shtëpia botuese: PEMA
ISBN: 9789951846097, 978-9951-846-09-7
Data e botimit: Nëntor 2023
Disa faqe: https://drive.google.com/file/d/1bn-AQ4VNCtcbpOT5qOYl4kT88w24M9ic/view
Fjala e përkthyesit: https://www.youtube.com/watch?v=ATzBGVW9GD4
Kritika dhe vlerësime:
- Vjen në shqip “Miti i sipërmarrjes”; përkthyesi: Libër për biznesin e vogël
- Miti i sipërmarrjes: A ia vlen ta lexosh?
Përshkrim i shkurtër
Këtë libër duhet ta lexojnë të gjithë ata që kanë lënë punën diku për të hapur ndërmarrje më vete, por që, në fund, ose falimentojnë fare, ose mezi mbajnë hundën mbi ujë që të mos mbyten.
Ke biznesin tënd, ama punon si skllav. Më mirë jetojnë punonjësit e tu se sa ti.
Lexoje këtë libër (dhe, mbi të gjitha, mëso prej tij) nëse je në këtë gjendje.
Libri duhet lexuar patjetër nga çdo profesionist i lirë: berber, jurist, elektricist, mekanik, pronar biznesi, mësues, përkthyes etj. Kushdo që ka dyqan, restorant, mensë, qebaptore etj., ka mundësinë të gjejë ide të shkëlqyera, të cilat, po t'i vërë në zbatim, do ta ndihmojnë për t'u bërë "McDonalds"-i (shqipto: mekdonalds) shqiptar.
Pasuri e madhe, sukses i madh dhe më shumë liri për veten. Sepse jeta është e brishtë.
Ata që e kanë lexuar janë penduar vetëm për një gjë: që nuk e kanë lexuar më përpara.
A do të ishte keq sikur të hapnit një biznes të suksesshëm dhe të siguronit jetën tuaj dhe të fëmijëve tuaj pa u sfilitur kaq shumë?

__________
Libri që DUHET të lexojë çdo profesionist i lirë dhe pronar biznesi.
Aspekti i përkthimit
Libri që DUHET të lexojë çdo profesionist i lirë dhe pronar biznesi.
Në nëntor të vitit 2023, pata kënaqësinë të sjell në gjuhën shqipe librin legjendar dhe të shumëshitur, “Miti i sipërmarrjes”, të autorit Majkëll E. Gërbër (Michael E. Gerber). Për sa i takon përmbajtjes, mund të thuhet se kushdo që ka ndërmend të ketë një biznes të vogël do të gjejë në libër ide të çmuara. Se sa rezultat jep libri, kjo varet nga shkalla e zbatimit të këtyre ideve.
Për nga aspekti gjuhësor, kam bërë atë që bëj zakonisht në përkthimet e mia:
U mbështeta në variantin frëngjisht dhe rumanisht, për të qëmtuar (mbledhur një nga një) gjetjet më të mira të kolegëve të huaj dhe për t'i sjellë këto në shqipe. Si rregull, emrat e kompanive, sidomos në përkthime ligjore, nuk përkthehen. Megjithatë, qëllimi im në këtë libër ka qenë që, nëpërmjet shqipërimit të emrave, ta frymëzoj lexuesin, sado pak, që të gjejë një emër të ngjashëm për ndërmarrjen e tij a të saj. Një emër që mbahet mend. Një emër që u kujton klientëve gjëra të caktuara.
- kam vënë shënime shpjeguese aty ku ka qenë e nevojshme për t’i mundësuar lexuesit të thellohet më shumë;
- kam shqipëruar emrat e huaj me qëllim që lexuesit të përqendrohen te kuptimi i librit dhe jo të bëjnë gjimnastikë mendore që të gjejnë se si shqiptohen saktë emrat e huaj: këtë barrë e kam marrë unë mbi supe
- kam përdorur regjistrin informal (“ti” dhe jo “ju”) për ta bërë leximin më miqësor, më të afërt.
U mbështeta në variantin frëngjisht dhe rumanisht, për të qëmtuar (mbledhur një nga një) gjetjet më të mira të kolegëve të huaj dhe për t'i sjellë këto në shqipe. Si rregull, emrat e kompanive, sidomos në përkthime ligjore, nuk përkthehen. Megjithatë, qëllimi im në këtë libër ka qenë që, nëpërmjet shqipërimit të emrave, ta frymëzoj lexuesin, sado pak, që të gjejë një emër të ngjashëm për ndërmarrjen e tij a të saj. Një emër që mbahet mend. Një emër që u kujton klientëve gjëra të caktuara.
Për disa prej kompanive, që kam menduar se nuk njihen sa duhet në botën shqiptare, kam dhënë shpjegime të shkurtra sa për të krijuar një ide të përgjithshme.
Emrat e njerëzve (p.sh. David) i kam shqipëruar duke pasur parasysh traditën e përkthimit. Duhet shënuar që theksi i emrit mund të ndryshojë në rast lakimi, p.sh. “Uótërman” (Waterman) do të bëhej “Uotërmáni”, “Lévit” do të bëhej “Levíti” etj. Por “Uátson” do të mbetej “Uátsoni” etj.
Ndonëse nuk ka rregulla të ngulitura në lidhje me mënyrën se si duhen shqipëruar emrat e të huajve, shqipërimi i tyre në këtë libër shërben kryesisht për ta bërë tekstin më të rrjedhshëm, duke mundësuar lakimin, një prej veçorive të gjuhës sonë që është nën sulm të përditshëm të atyre që “dinë shumë”.
Lënia e emrave në gjuhën angleze (siç ndodh rëndom sot) do të binte ndesh me vetë qëllimin e përkthimit: mënjanimin e nevojës së lexuesit për ta lexuar veprën në gjuhën origjinale. Ma merr mendja se dikush që di të lexojë emra si “Saoirse” me gjasë do ta fliste anglishten aq mirë, saqë do ta lexonte librin në gjuhën origjinale, edhe pse studimet kanë treguar se leximi në gjuhën amtare është më i dobishëm (sidomos kur përkthimi është i mirë).
Këtu, me fare pak përjashtime, emrat-shembuj i kam ndërruar me emra të zakonshëm shqiptarë dhe kosovarë, sidomos në kapitullin 14, p.sh. Gjergj, Arben, Ilir etj. Kjo shmangie është bërë për ta bërë veprën që të flasë me zemrën e lexuesit shqiptar, jo me mendjen (në atë rast do të duhej t'i kisha lënë emrat si në origjinal).
Me sa di, jam ndoshta i vetmi që e kam përdorur këtë teknikë me kaq shumë sukses. Emrat i kam zgjedhur në mënyrë të tillë që të paraqesin edhe idenë e moshës. P.sh. një grua që quhet Teuta ka të ngjarë të jetë më e madhe në moshë sesa një grua që quhet Sara. Emri në origjinal ka qenë "Elisabeth".
E kam përshtatur në "Teutë" për shkak se emri "Elisabeth" është emër mbretëreshe, por i tillë është edhe emri "Teutë". Mbetem me shpresë se energjia, koha dhe puna që kam shkrirë në këtë përkthim (së bashku me bashkëpunëtorët) të përligjin çdo sekondë dhe çdo qindarkë që shpenzojnë lexuesit dhe lexueset.
Çdo fjalë e kam përkthyer duke ju mbajtur parasysh ("A rrjedh natyrshëm kjo fjali?" "A është e saktë kjo fjalë?" etj.)
Shkarko një kapitull falas: https://drive.google.com/file/d/1bn-AQ4VNCtcbpOT5qOYl4kT88w24M9ic/view
No comments:
Post a Comment