Nga Lindita Begolli
URL-ja e postimit origjinal: Miti i sipërmarrjes: A ia vlen ta lexosh?
----
Është e pamundur të mos vërej punimet cilësore, sidomos kur ato rrjedhin shqip. I lexoj me kujdes dhe shoh se sa më përfshijnë, sa më bëjnë për vete, sa ma tërheq vëmendjen teksti gjatë leximit. Sa më shumë të ma tërheqë vëmendjen, aq më shumë më mundëson t’i përthith idetë e autorit që jeton në një botë tjetër nga e imja.
Libri klasik “Miti i sipërmarrjes”, ndër më të shiturit në botë, ishte libri që nuk dija që më duhej aq shumë. E kuptova rëndësinë e këtij libri vetëm pasi e lexova. Do të doja ta kisha lexuar më herët.
Në këtë kritikë dua të flas pak për përmbajtjen e librit, por edhe për vetë përkthimin.
Pse?
Për dy arsye.
Së pari, sepse do të doja që kushdo që e lexon këtë kritikë të përfitojë diçka konkrete dhe ta lexojë këtë libër, që mbante përgjigjet që kisha shumë kohë që i kërkoja. Dhe i gjeta aty, të shkruara aq qartë dhe këndshëm, saqë tani ndiej lehtësimin që ndien ai që, më në fund, gjen rrugën që e çon aty ku do.
Së dyti, do të flas pak për përkthimin, sepse rrallë më ndodh të lexoj libra të përshtatur kaq mirë, madje aq mirë saqë nuk vërehet fare që autori është i huaj. Një shqipërim shembullor që duhet ndjekur nga kushdo që e quan veten përkthyes. Stili është i papërsëritshëm. Falë këtij përkthimi kaq cilësor (do ta quaja shqipërim të mirëfilltë), arrita të depërtoj në thelbin dhe shpirtin e vetë veprës si rrallëherë.
TË DHËNAT E LIBRIT
Autori: Michael E. Gerber (Majkëll E. Gërbër)
Titulli në gjuhën burimore: The E-Myth Revisited: Why Most Small Businesses Don't Work and What to Do About It
Titulli në gjuhën shqipe: Miti i sipërmarrjes: Pse falimentojnë kaq shumë ndërmarrje të vogla dhe çfarë të bëjnë për t’ia dalë mbanë
Shqipërues: M.Sc. Jonis Y. Buzi
Numri i faqeve: 298
Shtëpia botuese: PEMA
ISBN: 9789951846097, 978-9951-846-09-7
Data e botimit: Nëntor 2023
I. KUSH DUHET TA LEXOJË KËTË LIBËR
Këtu po flas për përmbajtjen e librit. Theksoj që në fillim që nuk kam asnjë lloj interesi nga shitja e librit dhe as nga reklamimi i këtij apo atij përkthyesi apo shtëpie botuese. Po them vetëm çfarë mendoj, sepse ende e kemi të drejtën e fjalës. Për mua, ky libër duhet të jetë pjesë e kurrikulës universitare të çdo fakulteti të ekonomisë dhe menaxhimit.Prandaj këtë libër do ta quaja një ndër më të bukurit dhe më kuptimplotët për sa i takon tematikës dhe fushës që trajton. Ndërsa lexoja librin më vinte keq për veten pse nuk e kisha shtënë në dorë më herët.
E gjykoj dhe them me bindje se është abetarja për gjithsecilin nga ne që dëshiron të krijojë, ndërtojë e zhvillojë sipërmarrjen e vet në cilëndo fushë të industrisë. Është një libër që, falë qartësisë, të nxjerr nga labirintet e mendjes dhe të lehtëson çdo hap që do të ndërmarrësh.
Është libër që të sjell formulën e gatshme të krijimit të sipërmarrjes/punës sate duke të të udhëzuar hap pas hapi dhe duke të të shpjeguar gjithçka me hollësi, nga konceptimi, hulumtimi i tregut, caktimi i objektivave e deri te krijimi i organigramës me synim që biznesi të bëhet si makina: i prodhueshëm në seri, i kopjueshëm, ashtu siç është “McDonald’s”-i sot.
Kisha kohë që kërkoja të gjeja disa përgjigje që i gjeta ndërsa lexoja këtë libër. Më përpara, më dukej sikur kisha humbur busullën, por me këtë libër e gjeta.
Përmbyllja e librit më la në shpirt e mendje shtegun, hapat, mënyrat, zgjidhjet, qartësinë dhe sigurinë në vete për nisma të reja. Libri nuk është thjesht motivues, por në të jepet një hartë konkrete që duhet ta ndjekë kushdo që ka biznes ose mendon të hapë një, sado i vogël të jetë ai.
Po e mbyll këtë pjesë të analizës me fjalët se ky libër është kulmi ku mjeshtëria e autorit ka takuar mjeshtërinë e shqipëruesit për të na sjellë një libër perlë dhe të papërsëritshëm që askush nuk duhet ta anashkalojë pa e lexuar.
Të tilla shqipërime i duhen bibliotekës shqipe dhe shqiptarëve.
II. KRITIKA E PËRKTHIMIT
Këtu po shkruaj për aspektin e përkthimit, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Pa përkthim të mirë, e gjithë vepra, sado e mirë të jetë, humb, bëhet e pavlerë.Përshkrimi i librit fizik
Libri ka rreth 300 faqe. Është i shtypur me letër cilësore. Ndihet mirë në dorë. Është libri i parë i këtij autori i përkthyer në gjuhën shqipe, megjithëse është përkthyer në mbi 40 gjuhë.
Emri i përkthyesit nuk figuron në kapakun e përparmë. Nuk e di pse ka ndodhur kjo, por di të them që përkthime si ky meritojnë ta kenë emrin e përkthyesit në kapak. Aq mirë është punuar në këtë libër, saqë është për të ardhur keq që nuk e shoh aty.
Shkrimi është normal dhe i lexueshëm, ndryshe nga shumë libra të tjerë që kanë shkrim të vogël sa të lodh. Do të doja që libra të tjerë të kishin shkrim më të madh, pra normal.
Regjistri i gjuhës
Përkthyesi ka vendosur të përdorë trajtën me “ti”. Më duket e përshtatshme, sepse biseda e autorit me një sipërmarrëse të re, që quhet Sara, zhvillohet në mjedise joformale, jo në zyrë dhe salla konferencash. Stili është tepër i rrjedhshëm. Fjalitë të tërheqin si me magnet, gjë që ndodh shumë rrallë me librat e biznesit dhe të psikologjisë.
Vura re shprehje të tipit “shkurt e shqip” dhe “O hallë” etj. Këto janë fjalë të vogla që i japin shijen tekstit ashtu siç i jep shije kripa gjellës.
Terminologjia
Vërej që kur ka terma si “kaizen”, përkthyesi ka vënë shënime për të shpjeguar se çfarë nënkuptojnë. Si lexuese kërkuese që jam, këto shpjegime më duken me shumë rëndësi, sepse ma heq mua barrën e kërkimit: i kam të gjitha në libër, strukturuar dhe shprehur qartë nga përkthyesi. Ai e ka bërë punën për mua, ndërsa mua më mbetet vetëm të shijoj tekstin dhe të përthith idetë e autorit.
Sintaksa
E përsëris edhe për këtë libër që, sikur ky libër të mos ishte përkthyer nga z. Buzi, nuk do të ishte ky që është. Kam lexuar me dhjetëra libra. Di çfarë them.
Fjalitë rrjedhin shqip, jo anglisht. Struktura e fjalive është shqip. Kur lexoj librin, më duket sikur po dëgjoj një intelektual shqiptar 60-vjeçar duke folur në kafene: flet shtruar, qetë, me maturi dhe shqip.
Kjo sepse punime të tilla duhen vlerësuar maksimalisht, që të mësojnë edhe përkthyesit e tjerë, madje edhe të vjetrit.
Ajo që vura re te ky libër, që nuk e kam parë në asnjë libër tjetër, është që emrat-shembuj janë përshtatur në gjuhën shqipe. P.sh. aty ka emra si Teuta, Arbeni, Iliri, Xhema etj. Këta emra e bëjnë tekstin më të ëmbël, më të shijshëm.
Ky ndryshim i vogël, ky guxim nga ana e përkthyesit, e bën këtë libër perlë më vete.
Do të kisha dashur të lexoja më shumë libra të këtillë. Ose të paktën emrat e njerëzve të përkthehen, sepse, përndryshe unë që nuk di anglisht, nuk kam si t’i lexoj saktë. Jam e sigurt që kështu mendojnë edhe shumica dërmuese e lexuesve që duan të lexojnë shqip, por që nuk po munden më, sepse shumë përkthyes, edhe të vjetrit, duket se po e prishin dorën.
Vihet re përkushtimi në çdo fjalë, për t’i dhënë lexuesit dhe lexueses kërkuese diçka që ai dhe ajo mund ta shijojë shqip, jo gjysmë-shqip e gjysmë-anglisht ose “shqiplish” siç kam filluar ta quaj.
Shënimet e përkthyesit
Edhe një herë, këto ma bëjnë mua si lexuese më të lehtë leximin dhe kuptimin e tekstit. Duket se z. Buzi ndjek të njëjtin stil në çdo libër të tij dhe ky stil është unik, i papërsëritshëm, ku theksi vihet te lexuesi dhe jo te “mbushja e faqeve me tekst”.
Shënimet të kursejnë kohën, prandaj janë kaq të vyera.
Si përfundim, mund të them se botuesi, “Pema”, ka bërë zgjedhjen e duhur duke ia besuar këtë libër mjeshtrit të përkthimit, Jonis Y. Buzi. Puna është e jashtëzakonshme, tepër e këndshme në lexim, jashtëzakonisht e saktë për nga terminologjia. Madhësia e shkrimit e bën të lehtë leximin. Dhuratë e përsosur për këdo, edhe për veten, edhe për miqtë dhe familjarët që punojnë në ndërmarrjen e tyre më shumë sesa punonjësit!
Ky libër duhet të lexohet edhe nga studentët, madje dhe nga pedagogët e përkthimit. Nëse doni të mësoni si përkthehet, shqyrtoni përkthimet e z. Buzi. Ai, edhe me këtë libër, ka vendosur një standard që është për t’u admiruar. Studentët e gjuhëve të huaja duhet ta studiojnë këtë libër për të mësuar si të përkthejnë, sidomos libra të zhanrit të biznesit dhe të vetëzhvillimit, ku edhe përkthyesit më të arrirë të letërsisë nuk janë aty ku duhet.
Kush ka dëshirë të shohë disa faqe nga brendia e librit, le të kërkojë në Google me fjalët: “Miti i sipërmarrjes, fjala e përkthyesit”. Del një video në “YouTube”, në komentet e së cilës jepet një link me disa faqe nga brendia.
[Shënimi im, JB: Këto faqe mund të gjenden këtu]